E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërplasje mes policisë dhe protestuesve, Bardhi: Edhe bulevardin e ka marrë Edi Rama. Policia zbaton urdhrat e paligjshëm

Përplasje mes policisë dhe protestuesve, Bardhi: Edhe bulevardin e ka marrë Edi Rama. Policia zbaton urdhrat e paligjshëm

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë gjatë protestës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke akuzuar qeverinë për pengim të të drejtës kushtetuese për protestë.

“Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Policia po zbaton urdhra të paligjshëm.”Ai shtoi një sërë pyetjesh drejtuar forcave të policisë: Në çfarë vendi të botës del policia për të penguar një protestë paqësore? Si zbatoni urdhra të paligjshëm? Nga kush i merrni urdhrat? Pse provokoni dhe bllokoni rrugën?”, thekson Bardhi.

Bardhi theksoi se protesta ishte plotësisht paqësore dhe akuzoi policinë se po pengon në mënyrë të paligjshme ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

Ai kërkoi që në vend të protestuesve, policia të arrestojë zyrtarët e lartë të qeverisë që, sipas tij, janë përgjegjës për korrupsion.

Partia Demokratike është duke protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ku protesta është shoqëruar me përplasje dhe tensione ku protestuesit janë përballuar me policinë dhe janë ndeshur në gazin lotsjellës dhe botet e ujit. Nga ana e tyre protestuesit kanë lëshuar molotov në drejtim të Policisë.

Lini një koment