E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDigjet një lokal në Radhimë, zjarrfikëset dhe policia në vendin e ngjarjes

Digjet një lokal në Radhimë, zjarrfikëset dhe policia në vendin e ngjarjes

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës. Flakët në beach barin po vendosen në kontroll por problem mbetet përhapja e tyre në pjesën e kodrës në Radhimë. Është një kodër me pemë dhe bimësi shkurrore.

Flakët po përhapen në pjesën e kodrës. Ndërhyrja aty është e vështirë edhe për shkak të terrenit duke e bërë të pamundur që të ndërhyhet.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

Lini një koment