E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AInteri, titull në “San Siro” 40 vite pas herës së fundit. Ja plani për festën zikaltër

Interi, titull në “San Siro” 40 vite pas herës së fundit. Ja plani për festën zikaltër

Të dielën, më 3 maj 2026, duke mposhtur Parmën në “San Siro” (por edhe më herët, nëse Napoli dhe Milani nuk fitojnë), Interi mund të shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të dhe ta bëjë këtë në shtëpinë e vet, pas një pritjeje gati 40-vjeçare.

Hera e fundit që zikaltërit e fituan matematikisht titullin në shtëpi ishte më 28 maj 1989, 37 vite më parë, kur fitorja 2-1 ndaj Napolit (goli vendimtar i Matthaus në fund) vulosi zyrtarisht titullin e 13-të.

Më pas erdhën edhe 7 tituj të tjerë, të fituar matematikisht të gjithë larg shtëpisë (një edhe larg fushës), përveç të fundit, të festuar në “San Siro”, por në shtëpinë e Milanit. Tashmë Interi synon ta fitojë titullin në shtëpinë e vet, në kampin zikaltër është lënë mënjanë edhe bestytnia, aq sa kanë nisur përgatitjet për festën trengjyrëshe.

Ajo me shumë gjasë nuk do të jetë as të dielën dhe as javën e ardhshme, pasi duket se synohet të pritet rasti i fundit i mundshëm për të festuar të gjithë bashkë në “San Siro”, në fundjavën e 16-17 majit, pas ndeshjes me Veronën (data dhe ora për t’u përcaktuar), me dorëzimin e kupës në fushë dhe shumë gjasa edhe me paradën pasuese me autobus të hapur nëpër rrugët e Milanos.

Lini një koment