Thursday, 16 July 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AJuventus bën “bingo”. Siguron një super përforcim nga rivalët, me kosto zero

Juventus bën “bingo”. Siguron një super përforcim nga rivalët, me kosto zero

Pavarësisht se fillimisht Zeki Çelik kishte rënë parimisht dakord me Romën për të rinovuar kontratën, e cila skadoi në qershor të këtij viti, turku do të transferohet te Juventus.

Fabrizio Romano kinfirmon lëvizjen e bujshme, sipas të cilit mbrojtësi turk ka qenë i pranishëm sot në Torino për të finalizuar marrëveshjen.

29-vjeçari turk ishte titullar i padiskutueshëm për Romën në sezonin e kaluar, ndaj te Juventus janë të bindur që kanë bërë një goditje të mirë në merkato, aq më tepër që nuk do të paguajnë asnjë kosto për kartonin e tij.

Lini një koment