E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaLirohet nga qelia ish-kryeprokurori i Vlorës – Tv Klan

Lirohet nga qelia ish-kryeprokurori i Vlorës – Tv Klan

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot, 9 maj, lirimin nga qelia të ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj.

Masa e “arrestit me burg” u caktua nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në korrik të vitit 2024.


Kujtojmë se GJKKO e dënoi me 4 vite burg, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar iu kthye në 2 vite e 8 muaj. Gjithashtu iu hoq e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

Prokuroria e Posaçme e ka akuzuar ish-prokurorin se është përfshirë në korrupsion dhe ka ushtruar ndikim te kolegët e tij. Sipas SPAK, Aurel Zarka ka qenë përdorues i aplikacionit Sky Ecc. Bisedat e kryera aty dhe verifikimet e tjera, treguan se ai u korruptua për një çështje në Gjykatën e Vlorës.

Ai akuzohej edhe se kishte tentuar të korruptonte një kolegun e tij në Vlorë për të pushuar një hetim dhe në 3 raste të tjera, ushtroi ndikim të paligjshëm te kolegët e tij.

Lini një koment