E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShpërthim tritoli në Laç, dëmtohet qepeni i një biznesi

Shpërthim tritoli në Laç, dëmtohet qepeni i një biznesi

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Laçit.

Sipas informacioneve të publikuara nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku pranë qepenit të derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lini një koment