E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDeklaratat e Berishës ndaj Gonzatos, BE: Dënojmë sulmin – Tv Klan

Deklaratat e Berishës ndaj Gonzatos, BE: Dënojmë sulmin – Tv Klan

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të Kryetarit të PD-së Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Sipas një zëdhënësi të Komisioni Evropian, deklarata të tilla janë të papranueshme dhe BE i dënon ato me forcë.

Në reagimin e postuar në faqen zyrtare të misionit të BE në Facebook thuhet se, “BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë”, citohet në këtë reagim të Bashkimit Evropian.

Kryedemokrati Berisha e ka quajtur Gonzaton si “ambasadorin e Edi Ramës”, që sipas tij ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment