E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaKomandati i shtabit të ushtrisë, shpërnda direktivën e Mojtaba Khameneit me urgjencë

Komandati i shtabit të ushtrisë, shpërnda direktivën e Mojtaba Khameneit me urgjencë

Komandanti i shtabit të përgjithshëm iranian Khatam al-Anbiya i paraqiti Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei një raport mbi gatishmërinë e forcave të armatosura, duke e siguruar atë se forcat iraniane janë në nivel shumë të lartë përgatitjeje.

Televizioni iranian, i cituar nga Al Jazeera, raportoi se Udhëheqësi Suprem ka dhënë direktiva të reja komandantit që të vazhdojë “t’i kundërvihet armiqve me forcë dhe vendosmëri”.

Komandanti i shtabit Khatam al-Anbiya deklaroi se çdo gabim ose sulm “do të përballet me vendosmëri dhe shpejtësi”, duke konfirmuar gjithashtu ekzistencën e planeve për t’iu kundërvënë “akteve armiqësore nga amerikanët dhe sionistët”.

Lini një koment