E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAbissnet Superiore: Vora siguron qëndrimin në elitë, Bylisi bie në Kategorinë e Parë

Abissnet Superiore: Vora siguron qëndrimin në elitë, Bylisi bie në Kategorinë e Parë

Vora fiton 5-2 derbin e mbijetesës përballë Bylisit dhe siguron qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa mallakastriotët bien në Kategorinë e Parë.

Plot 7 gola janë shënuar në sfidën që u transmetua në RTSH 2. Kasalla (2 gola), Daka (2 gola) dhe Karrica shënuan për vendasit, ndërsa Ualison dhe Emini për miqtë.

Paskësaj fitoreje Vora u ngjit në kuotën e 42 pikëve dhe falë golavarazhit më të mirë se Teuta siguroi qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Bylisi me 41 pikë, zbret në vendin e parafundit në renditje dhe bie direkt në Kategorinë e Parë.

Lini një koment