Komuniteti shqiptar në Michigan mbështet Suzana Shkrelin në një aktivitet fondmbledhës
Biznesmenë, aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shprehin përkrahjen për kandidaten për Sekretare Shteti
Shpërndaje:
Biznesmenë, aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shprehin përkrahjen për kandidaten për Sekretare Shteti
Në ambientet e biznesit Niko’s Import Export u zhvillua një aktivitet fondmbledhës në mbështetje të Suzana Shkrelit, kandidate për postin e Sekretares së Shtetit në Michigan. Takimi mblodhi përfaqësues të komunitetit shqiptar, biznesmenë dhe mbështetës të shumtë, të cilët shprehën publikisht përkrahjen e tyre për kandidaturën e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Atmosfera e aktivitetit u karakterizua nga një frymë bashkëpunimi dhe angazhimi qytetar, ku pjesëmarrësit vlerësuan figurën e Shkrelit si një përfaqësuese dinjitoze me përvojë në shërbimin publik dhe me një vizion të qartë për të ardhmen e institucioneve shtetërore në Michigan.
Gjatë takimit, Vera Ivanaj, anëtare e bordit të Albanian American Institute, në fjalën e saj përshëndetëse shprehu mbështetjen e plotë për kandidaten, duke theksuar rolin e saj aktiv në shërbim të komunitetit dhe rëndësinë e përfaqësimit të denjë në një post kaq të rëndësishëm si ai i Sekretares së Shtetit.
Në të njëjtën linjë, Driton Palushi, kryetar i Shoqatës Kosova Michigan dhe aktivist i njohur i komunitetit, theksoi rëndësinë e përkrahjes së figurave të afta dhe të përkushtuara në institucionet shtetërore. Ai inkurajoi komunitetin shqiptar që të marrë pjesë aktivisht në procesin zgjedhor dhe të mbështesë kandidatë që përfaqësojnë me dinjitet vlerat dhe interesat e tyre.
Mbështetje për kandidaten shprehu edhe avokati Joseph Dedvukaj, i cili vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e Suzana Shkrelit në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë. Ai nënvizoi se përfaqësimi i komunitetit në nivele të larta të institucioneve shtetërore është një element i rëndësishëm për forcimin e zërit të tij në jetën publike amerikane.
Në fjalën e saj përpara të pranishmëve, Suzana Shkreli falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke paraqitur një pjesë të platformës së saj elektorale. Ajo theksoi angazhimin për:
Në përfundim të fjalimit, Shkreli u bëri thirrje shqiptarëve dhe të gjithë mbështetësve të saj që të jenë aktivë në ditën e votimit, duke theksuar se pjesëmarrja dhe uniteti i komunitetit janë vendimtarë për suksesin në këtë garë të rëndësishme.
Ky aktivitet fondmbledhës shënon një tjetër hap në mobilizimin e komunitetit shqiptar në Michigan, duke dëshmuar rolin në rritje të tij në jetën politike dhe shoqërore të shtetit.
Komuniteti
Në studiot e ALBTVUSA u zhvillua një bisedë informative me Renis Nushaj, avokatin e ri dhe ambicioz që ka shpallur kandidaturën e…
Komuniteti
Komuniteti shqiptar në Michigan ftohet të marrë pjesë në edicionin e 35-të të festivalit tradicional “Lahuta”, organizuar nga Kisha e Shën Palit.…
Komuniteti
Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Thomait fton komunitetin shqiptar në Michigan të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë për nder të…