E enjte, 21 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërplasi makinën te shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmoi derën, arrestohet 40-vjeçari (EMRI)

Përplasi makinën te shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmoi derën, arrestohet 40-vjeçari (EMRI)

Është arrestuar këtë të hënë një 40-vjeçar, i cili ditën e djeshme përplasi makinën te shkallët e Kryeministrisë dhe më pas shkelmoi dyert e godinës.

Mësohet se është arrestuar Eledion Marku, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, para grupit hetimor nuk ka dhënë shpjegime mbi incidentin e ndodhur paraditen e së dielës. Sakaq, bëhet e ditur se 40-vjeçari makinën ia kishte marrë shokut të tij.

Lini një koment