E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kërcënoi me thikë menaxherin e një supermarketi, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Kërcënoi me thikë menaxherin e një supermarketi, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Një 40-vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga policia e Korçës, pasi ka kanosur me thikë menaxherin e një supermarketi në qytet.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Sipas të dhënave, 40-vjeçari ka pritur menaxherin e supermarketit të dilte jashtë, duke përdorur një mjet prerës, thikë, për t’i marrë xhiron e ditës.

Mësohet se forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, ndërsa ky i fundit mbante veshur një kapuç për të mos u zbuluar.

40-vjeçari është i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Mbi të rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë”, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lini një koment