E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDebate në seancë, rrëzohet kërkesa e Metës për transmetim live të gjyqit! Ish-presidenti shfaqet i buzëqeshur

Debate në seancë, rrëzohet kërkesa e Metës për transmetim live të gjyqit! Ish-presidenti shfaqet i buzëqeshur

Ka nisur këtë të hënë seanca e dytë në themel për Ilir Metën, ku kamerat janë lejuar si herën e parë vetëm për 5 minuta.

Sipas pamjeve të sjella nga gazetarët që ndodhen në sallën e gjyqit, Meta shfaqet në formë dhe i buzëqeshur.

Gjatë seancës ai ka përshëndetur të pranishmit me dy gishtat lart dhe simbolin e shqiponjës.

Në momentin kur gjyqtarja largoi kamerat nga salla avokati i Metës, Kujtim Cakrani, e kundërshtoi këtë vendim pasi kërkoi që seanca të transmetohej live. Gjyqtarja Etleva Deda u shpreh se nuk mund të bëhet miting në sallë dhe kërkoi qetësi.

Ndërkohë është nxjerrë nga salla e gjyqit Edmond Haxhinasto me kërkesë të SPAK pasi ka dhënë dëshmi në fazën e hetimeve paraprake.

Debatet e plota

Avokati Cakrani: Lejoni të jepet live.

Gjyqtarja Etleva Deda: Miting nuk bëhet në sallë.

Ilir Meta: Mos u lodh avokat për atë gjë, merr 10 mijë euro.

Gjyqtarja Etleva Deda: Nuk marrim aq.

Monika Kryemadhi: Jam dakord që seanca të bëhet live. Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish-burrit tim duhet të jetë i hapur që shqiptarët të shohin provat. Në Amerikë edhe vrasësi serial ulet jashtë kafazit. Edhe ne dhe prokuroria jemi palë. Duhet të prezumohem e pafajshme. Më duhen përgjimet ambientale dhe telefonike që ka bërë prokuroria. Të plota.

GJKKO: Parimi i publicitetit të seancës nuk do të thotë transmetim i drejtpërdrejt.

GJKKO: Transmetimi live cenon privatësinë e dëshmitarëve.

Meta në ‘kafazin e qelqtë’, shkon në gjyq edhe Monika Kryemadhi pic.twitter.com/IXMi8wqL1W

Meta shfaqet i buzëqeshur në sallën e gjyqit, përshëndet me dy gishta dhe simbolin e shqiponjës pic.twitter.com/y1BeJAiQME

Lini një koment