E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKronikaIsh-bashkëshortja e reperit Eminem akuzohet pas një aksidenti “hit-and-run”, pranon fajësinë pa kundërshtim

Ish-bashkëshortja e reperit Eminem akuzohet pas një aksidenti “hit-and-run”, pranon fajësinë pa kundërshtim

Kimberley Anne Mathers, ish-bashkëshortja e reperit të njohur Eminem, është deklaruar “no contest” në gjykatë pasi u akuzua për një aksident të dyshuar “hit-and-run” në Macomb County.

Mathers, 51 vjeçe, banore e Chesterfield-it, u paraqit të hënën, më 11 maj, në Gjykatën 42-2 District Court në New Baltimore, ku pranoi akuzat pa i kundërshtuar ato.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi më 16 shkurt 2026, kur ajo po drejtonte një automjet të bardhë tip Range Rover dhe goditi një kamionçinë të parkuar, tip Dodge Ram ngjyrë argjendi.

Policia tha se përplasja ishte e fortë, duke e shtyrë kamionçinën rreth 50 këmbë larg vendit ku ishte parkuar. Hetuesit dyshojnë se Mathers ishte nën ndikimin e alkoolit ose substancave të tjera në momentin e aksidentit.

Ajo u përball me dy akuza:

  • Drejtim mjeti në gjendje të dehur (“operating while impaired”), kundërvajtje që dënohet deri në 93 ditë burg;
  • Largim nga vendi i aksidentit dhe mosraportim i përplasjes, kundërvajtje që dënohet deri në 90 ditë burg.

Menjëherë pas paraqitjes në gjykatë, Mathers pranoi deklarimin “no contest” për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për mosraportim të aksidentit.

Seanca për dhënien e dënimit është caktuar për më 17 qershor 2026, në orën 9:00 të mëngjesit, në të njëjtën gjykatë në New Baltimore.

Lini një koment