E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZbulohet data kur do shqyrtohet rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, relatore Albana Boksi

Zbulohet data kur do shqyrtohet rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, relatore Albana Boksi

Këtë të martë është zbuluar data se kur do të shqyrtohet rekursi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë. Data është caktuar në 28 maj sipas njoftimit zyrtar në faqen online të gjykatës dhe relatore është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.

Rekursi i depozituar nga Veliaj vjen si kërkesë për rrëzimin e masës së sigurisë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, është bërë objekt hetimesh nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të një procesi penal që lidhet me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Lini një koment