Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSPAK jep pretencën për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, ja sa vite burg kërkon

SPAK jep pretencën për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, ja sa vite burg kërkon

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lexuar konkluzionet përfundimtare për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe ndërtuesin Rrok Gega.

Për Islamajn, prokurori Bledar Maksuti kërkoi dënimin me 3 vite burg, me kusht që dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove. Ndërsa për Gegën, SPAK kërkoi 1 vit burg, me kusht që të konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Sipas organit të akuzës, Zyra Islamaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Rrok Gega akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Çështja pritet të kalojë në fazën e vendimmarrjes nga gjykata, e cila do të shqyrtojë kërkesat e Prokurorisë së Posaçme për dy të pandehurit.

Lini një koment