SPAK shpall pretencën për ish-kryetaren e komanduar të Tropojës
Prokuroria e Posaçme ka shpallur këtë të martë, 12 maj, pretencën ndaj Zyra Islamaj, ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë.
SPAK ka kërkuar për Islamajn 4 vite shërbim prove, ndërsa për biznesmenin Rr.D., dy vite shërbim prove.
Sjellim ndërmend se SPAK, gjatë hetimeve arriti në përfundimin se Zyra Islamaj, gjatë kohës që ushtronte detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, dyshohet se ka tentuar të favorizojë përmes një procedure tenderimi ndërtimin e një ure që do t’i shërbente interesave të familjarëve të saj.
Hetuesit kanë konstatuar se ajo ka ndërhyrë te ndërtuesi Rr.G, me qëllim ngritjen e urës mbi përroin që kalon pranë banesës së motrës së saj.
/tvklan.al