Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaSportiDisiplina gjobit Elbasanin dhe Tiranën, dy ekipet e nisin sezonin e ri pa tifozë

Disiplina gjobit Elbasanin dhe Tiranën, dy ekipet e nisin sezonin e ri pa tifozë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka gjobitur me shuma të konsiderueshme Elbasanin dhe Tiranën, pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave, ku pati edhe përplasje mes tifozëve. Elbasani u gjobit me 500 mijë lekë, kurse Tirana me 300 mijë lekë.

Po ashtu, këto dy skuadra janë dënuar edhe me nga dy ndeshje pa praninë e tifozëve, një masë disiplinore që do të aplikohet sezonin e ardhshëm.

Vendimet e Disiplinës

1. AF Elbasani, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, dënohet me gjobë në masën 500.000 lekë, si dhe me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Zbatimi i masës disiplinore për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë do të fillojë në sezonin sportiv 2026–2027.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shfaqur me hyrje të paautorizuar në fushën e lojës, hedhje sendesh në fushën e lojës, si dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, dënohet me gjobë në masën 300.000 lekë, si dhe me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa praninë e spektatorëve në stadiumin përkatës.

3. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, si dhe përdorim të koreve fyese, dënohet me gjobë në masën 300.000 lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE-së, gjoba reduktohet në masën 20%.

4. Zyrtari i KF Bylis, Arbër Sino, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim.

5. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen FK Partizani U-18 kunder KF Tirana U-18.

6. Rrëzimin e kërkesës së FK Kukësi lidhur me pretendimin për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, si të pabazuar në dispozitat e Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Lini një koment