Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaKosova7 qershor/ 11 milionë euro për zgjedhjet në Kosovë, shpërndahen fondet ndërkohë, afati për dorëzim mbyllet në…

7 qershor/ 11 milionë euro për zgjedhjet në Kosovë, shpërndahen fondet ndërkohë, afati për dorëzim mbyllet në…

10 milion e 887 mijë e 186 euro janë ndarë nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Qeveria në detyrë ka marrë vendimin, duke miratur kështu kërkesën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë, afati për 27 subjektet politike për dorëzimin e listave të kandidatëve mbyllet në mesnatë. Secili subjekt duhet të dorëzoj një listë me 110 kandidatë për deputet dhe secili prej tyre do t’i nënshktrohen procesit të verifikimit institucional.

Përmes këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kontrollojë nëse kandidatët për deputetë i përmbushin kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Në mesin e institucioneve nga të cilat KQZ do të kërkojë verifikim të kandidatëve, është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”, andaj për zbatimin e këtij kriteri ligjor, KQZ-ja do të kërkojë nga KGjK-ja verifikimin e listës së kandidatëve për të konstatuar nëse ndonjëri prej tyre bie ndesh me këtë kufizim.”

Procesi i verifikimit të kandidatëve pritet të zgjasë disa ditë. Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit do të zgjasë vetëm 10 ditë, ndërsa ato janë votimet e treta për përfaqësuesit në parlament brenda 16 muajsh.

Lini një koment