Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMinistrja Ibrahimaj: Shqipëria forcon mbështetjen për SME-të, ndër ekonomitë lider në rajon

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria forcon mbështetjen për SME-të, ndër ekonomitë lider në rajon

“Shqipëria vijon të konsolidojë politikat mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME)”, kështu shprehet Ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një postim në rrjetet e saj sociale, duke iu referuar raportit më të fundit të OECD-së, “SME Policy Index 2025”, i bërë publik këtë të martë.

Sipas këtij raporti, Shqipëria ka shënuar progres të rëndësishëm në përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillimin e sipërmarrjes duke regjistruar një përmirësim pozitiv në 5 nga 12 dimensionet e vlerësimit dhe ka ruajtur performancën në 5 dimensione të tjera, duke u renditur ndër “ekonomitë lider” në Ballkanin Perëndimor dhe Turqia, për krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e SME-ve.


Ministrja thotë se raporti vlerëson kryesisht progres të dukshëm veçanërisht në:

-edukimin sipërmarrës dhe mbështetjen për sipërmarrjen e grave;

-tranzicionin e gjelbër dhe mbështetjen ndaj SME-ve drejt një ekonomie të qëndrueshme.

-Po ashtu në këtë raport vendi ynë vlerësohet për mjedisin operacional të favorshëm për biznesin dhe mbështetjen mbi standardet dhe rregulloret teknike.



Ky vlerësim sipas saj, konfirmon përkushtimin e institucioneve shqiptare për të forcuar më tej ekosistemin e sipërmarrjes, duke i dhënë prioritet inovacionit, cilësisë dhe qëndrueshmërisë si shtylla kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

/tvklan.al

Lini një koment