Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaNuk ka rëndësi se kush do të jetë trajneri i ri, Real Madrid është gati për transferimin historik: 150 mln euro

Nuk ka rëndësi se kush do të jetë trajneri i ri, Real Madrid është gati për transferimin historik: 150 mln euro

Edhe pse ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri i ri i Real Madrid, Florentino Perez është gati të bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit këtë verë.

Sipas medieve spanjolle, presidenti i “Los Blancos” është i fiksuar pas Michael Olise dhe është i gatshëm të ofrojë 150 milionë euro për të sjellë në Madrid yllin francez.

Nuk ka rëndësi se kush do të jetë jetë trajneri i ri i Real Madridit, por objektivi kryesor i “Los Blancos” do të jetë pikërisht transferimi i Olise. Në anën tjetër, Bayenr po punon për një rinovim të kontratës së francezi, e cila skadon në vitin 2029. Bavarezët duan të rinovojnë deri në vitin 2031 me Olise dhe sigurisht që do ketë një rritje rroge për të.

Olise ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 30 asiste këtë sezon, duke qenë padyshim një nga lojtarët më të mirë jo vetëm te Bayern por në gjithë botën e futbollit momentalisht.

Lini një koment