Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSPAK çon në gjyq 24 persona

SPAK çon në gjyq 24 persona

24 persona, pjesë e një grupi kriminal që vepronte në qytetin e Durrësit dhe Itali u dërguan në gjyq nga Prokuroria e Posaçme që i akuzon për trafik ndërkombëtar droge e pastrim parash.

Si drejtues të tij, hetuesit e SPAK thonë se kanë identifikuar E.D, O.Sh dhe I.T, teksa 21 të tjerë janë pjesëmarrës dhe të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të grupit.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK thotë se janë dokumentuar 10 episode të trafikut të kokainës, që shkon në 3,6 tonë.

“Grupi kriminal operonte nga territori shqiptar me degëzime në Itali, duke organizuar importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e Bashkimit Europian”, shprehet SPAK.

12 milionë euro pasuri, si prona apo biznese i janë sekuestruar këtij grupi, pasi janë gjetur nga hetuesit si të pajustifikuara dhe të vëna nga aktiviteti i paligjshëm.

“Të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike transportoheshin me shoferë të autobusëve të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo për ta bërë të vështirë gjurmimin e tyre, si edhe për të shmangur detyrimet ligjore apo shlyerjen e taksave që janë detyrim i deklarimit të burimit të tyre”.

Gjatë hetimeve të kësaj dosje, e cila u krye në bashkëpunim me autoritetet italiane, u sekuestruan edhe 4 milionë euro kesh.

Tv Klan

/tvklan.al

Lini një koment