E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›E përplasi makina teksa i jepte motorit, humb jetën 28 vjeçari në Sukth

E përplasi makina teksa i jepte motorit, humb jetën 28 vjeçari në Sukth

Një aksident i ndodhur pak para mesnate, 12 maj, në Sukth, i ka marrë jetën një 28 vjeçari.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:45 në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla. Mësohet se motomjeti i cili drejtohej nga i riu është përplasur nga një makinë.

Prej përplasjes së fortë, 28 vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Në pranga ka përfunduar shoferi i automjetit, një 19 vjeçar.

/tvklan.al

Lini një koment