E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Territorialja” vijon dëgjesat

“Territorialja” vijon dëgjesat

Krahas dëgjesave të nisura me qytetarët në disa prej qarqeve të vendit, Komisioni i Posaçëm i Reformes Territoriale-Administrative ka thirrur në seancë edhe disa prej drejtuesve të pushtetit lokal.

Në mbledhjen e sotme është parashikuar të dëgjohen kryetarët e Bashkive të Qarkut të Elbasanit, ata të qarkut të Durrësit dhe Kukësit.

Që në nisje të mbledhjes, dy bashkëkryetarët vijuan me qëndrimet e tyre të ndara sa i përket ndarjes së hartës se re territoriale.

Demokratët kërkojnë shtim të bashkive duke e cilësuar të dështuar ndarjen territoriale të 2014-ës, ndërsa socialistët ndajnë qëndrimin për konsolidimin e bashkive aktuale, duke çuar edhe në uljen e numrit të tyre.

TV Klan

/tvklan.al

Lini një koment