E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSeria ALajme të mira për Allegri, rikuperon mesfushorin titullar për ndeshjen ndaj Genoa

Lajme të mira për Allegri, rikuperon mesfushorin titullar për ndeshjen ndaj Genoa

Lajme të mira për trajnerin Max Allegri nga seanca e fundit stërvitore e Milan përpara ndeshjes jashtë fushe në stadiumin “Marassi”, kundër Genoa.

Mesfushori Christian Pulisic, i detyruar të humbasë ndeshjen kundër Atalanta në minutën e fundit për shkak të një problemi me muskujt gluteal (megjithëse testet kishin përjashtuar tashmë ndonjë dëmtim), është rikthyer në stërvitje me ekipin.

Për pasojë, amerikani do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër djemve të De Rossi këtë fundjavë. Kjo përfaqëson një rikuperim të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Trajneri Allegri do të jenë pa Leao, Saelemaeker dhe Estupinan për ndeshjen e radhës në kampionat, të gjithë të pezulluar nga gjyqtari sportiv. Rikuperimi i Pulisic është i rëndësishëm për garën në Champions League.

Lini një koment