E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ekstradohet nga Greqia trafikanti i fëmijëve, çfarë ndodhi në vitet 2001-2002

Ekstradohet nga Greqia trafikanti i fëmijëve, çfarë ndodhi në vitet 2001-2002

14 maj 2026 – Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të enjte nga Greqia një person të dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.

Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, shtetasi M.S., gjatë periudhës 2001-2002, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria në Greqi, fëmijë të cilët janë shfrytëzuar për lypje, në rrugët e Athinës, nëpërmjet presionit dhe kontrollit.

Përveç tij, raportohet edhe një ekstradim tjetër nga Gjermania. Do të vuajë dënimin në Shqipëri një person i dënuar me me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

/tvklan.al

Lini një koment