E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTre ditë pa kontaktuar me familjarët, gjendet e pajetë e moshuar në Korçë! Ja çfarë dyshohet

Tre ditë pa kontaktuar me familjarët, gjendet e pajetë e moshuar në Korçë! Ja çfarë dyshohet

Paraditen e kësaj të enjteje në lagjen 4 të Korçës është gjetur pa shenja jete në banesën e saj një e moshuar.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët, dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës, ku ka rezultuar e moshuara e pajetë. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një hematomë në kokë, prej ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Ajo jetonte e vetme në banesë. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore, ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore që do të zbardhë shkakun e vdekjes.

Lini një koment