E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKronikaZjarri në Warren merr jetën e një burri dhe dy maceve

Zjarri në Warren merr jetën e një burri dhe dy maceve

Një burrë dhe dy mace janë gjetur të pajetë pas një zjarri që shpërtheu në një banesë në qytetin Warren, Michigan.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje, më 7 prill, rreth orës 20:00, kur Departamenti i Zjarrfikësve të Warren-it iu përgjigj një njoftimi për zjarr në një shtëpi në bllokun 7000 të rrugës Republic.

Me mbërritjen në vendngjarje, ekipet e emergjencës vunë re tym që dilte nga kati i dytë i një banese dykatëshe familjare. Zjarrfikësit hynë menjëherë në shtëpi për të kërkuar persona të mundshëm brenda dhe gjatë kontrollit gjetën një burrë rreth 50 vjeç në një nga dhomat e gjumit në katin e sipërm.

Sipas autoriteteve, ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Brenda banesës u gjetën gjithashtu të pajeta edhe dy mace.

Një kontroll i plotë i shtëpisë konfirmoi se nuk kishte persona të tjerë brenda në momentin e zjarrit.

Zjarrfikësit bënë të ditur se flakët u shuan shpejt dhe zjarri mbeti i kufizuar vetëm në dhomën ku kishte nisur.

Policia e Warren-it dhe hetuesit e zjarrfikësve kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa deri tani nuk janë dhënë informacione të tjera shtesë.

Autoritetet pritet të publikojnë detaje të reja pasi hetimet të avancojnë.

Burimi: ClickOnDetroit

Lini një koment