E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDalin pamjet, ja si duket nga brenda Aeroporti i Vlorës, punimet drejt përfundimit (VIDEO)

Dalin pamjet, ja si duket nga brenda Aeroporti i Vlorës, punimet drejt përfundimit (VIDEO)

Punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës duket se kanë hyrë tashmë në fazën finale, ndërsa ritmi i punës vijon me intensitet të lartë. Aktualisht, puna është fokusuar kryesisht në pjesën dekorative dhe në përfundimin e detajeve të brendshme të terminalit.

Siç shihet edhe nga pamjet, holli kryesor i aeroportit paraqitet modern dhe mjaft i gjerë, i zbukuruar me shirita ndriçues LED, elementë dekorativë dhe vazho gjigante me lule. Në ambientet e brendshme janë vendosur stolat për pasagjerët, zonat e pritjes, si dhe portat hyrëse për në avionë.

Përfaqësues të projektit bëjnë me dije se një pjesë e rëndësishme e punimeve pritet të dorëzohet brenda këtij muaji, në përputhje me afatet e përcaktuara. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm drejt funksionalizimit të plotë të aeroportit.

Aeroporti i Vlorës konsiderohet si një nga investimet më madhore në jug të vendit dhe pritet t’i japë një zhvillim të madh turizmit dhe ekonomisë në zonë.

Lini një koment