E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaNATO: Trump pret angazhime konkrete nga aleatët për Ngushticën e Hormuzit

NATO: Trump pret angazhime konkrete nga aleatët për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump pret që aleatët e NATO-s të marrin angazhime konkrete për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së  Hormuzit, pas bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, tha një zëdhënëse e aleancës.

Sipas zëdhënëses së NATO-s, Allison Hart, Rutte ka informuar partnerët për diskutimet e tij në Uashington.

“Është e qartë se SHBA-ja pret angazhime dhe veprime konkrete për të siguruar lirinë e lundrimit në ngushticën e Hormuzit”, tha ajo.

Sipas një raporti të Bloomberg, që citon një zyrtar të lartë të NATO-s, Uashingtoni pret që aleatët evropianë të paraqesin plane konkrete brenda disa ditësh.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” e raportoi në mënyrë të ngjashme.

Presidenti Trump ka kërkuar herë pas here që anëtarët e NATO-s të mbështesin përpjekjet e SHBA për të siguruar këtë rrugë tregtare jetike, por deri tani është përballur me rezistencë.

Më pak se 24 orë pas njoftimit të një armëpushimi të brishtë në luftën me Iranin, Rutte u takua  dje me presidentin Trump në Uashington.

Pas takimit, Trump vazhdoi të shprehte pakënaqësinë e tij në platformën e tij Truth Social duke thënë se  “NATO nuk ishte atëherë kur na duheshin dhe nuk do të jemi atëherë nëse na duhen përsëri”.

Më pas, në një postim të veçantë sot presidenti Trump akuzoi aleatët se nuk vepruan pa presion, pa dhënë më shumë detaje.

Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit në fillim të marsit si përgjigje ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit, duke ndalur praktikisht dërgesat e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror nga Gjiri dhe duke rritur ndjeshëm çmimet globale./  /Ad.Ab./  a.jor.

Lini një koment