E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAtentati ndaj ish-prokurorit, rrëzohet kërkesa e Plaurent Dervishajt për përjashtimin e trupës gjykuese

Atentati ndaj ish-prokurorit, rrëzohet kërkesa e Plaurent Dervishajt për përjashtimin e trupës gjykuese

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Plaurent Dervishajt dhe avokatëve të tij për përjashtimin e trupës gjykuese në procesin ku ai po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”.

Gjatë seancës, avokatët e Dervishajt kundërshtuan trupën gjykuese duke deklaruar se nuk janë marrë parasysh provat që ata kanë kërkuar të administrohen në proces.

“Nuk garantoni paanshmëri, nuk e kuptojmë nxitimin tuaj”, u shprehën mbrojtësit ligjorë para gjykatës.

Edhe vetë Plaurent Dervishaj iu drejtua kryesueses së trupit gjykues me pretendimin se kërkesat e mbrojtjes janë neglizhuar.

“Kemi bërë 800 kërkesa dhe nuk na i merrni parasysh”, deklaroi ai në sallën e gjyqit.

SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lohos, ngjarje në të cilën humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Në të njëjtën dosje po gjykohet edhe Julian Meçe, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 35 vite burg.

Seanca e radhës, ku pritet të paraqiten konkluzionet e mbrojtjes, është shtyrë për në datën 29 maj.

Lini një koment