E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBordi ul sërish çmimet e karburanteve

Bordi ul sërish çmimet e karburanteve

Ulen sërish çmimet e karburanteve në vendin tonë.

Bordi i Transparencës i mbledhur sërish këtë të premte vendosi që të ulë në 198 lekë çmimin e naftës nga 201 lekë që ishte caktuar në mbledhjen e mëparshme.

Ulje ka pësuar edhe benzina, e cila nga 187 lekë që është aktualisht në pikat e shitjes me pakicë do të tregtohet me 185 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes në bursat ndërkombëtare.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, se në rast të shkeljeve të këtij vendimi do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ndryshimi i çmimeve

Nafta

Është 201 lekë  Bëhet 198 lekë

Benzina

Është 187 lekë  Bëhet 185 lekë

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment