E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPolicia plan masash për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që do të bllokohen

Policia plan masash për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”, i cili do të zhvillohet në datat 18-22 maj në disa prej akseve kryesore të vendit.

Edicioni i 83-të i turit çiklistik do të organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë përkatëse, ndërsa në garë do të marrin pjesë skuadra nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa.

Për garantimin e rendit publik, sigurisë rrugore dhe eskortimin e çiklistëve gjatë gjithë itinerarit, Policia e Shtetit do të angazhojë strukturat vendore, Policinë Rrugore dhe shërbimet mbështetëse.

Itinerari dhe akset që do të bllokohen

Etapa I – 18 maj 2026
Orari i bllokimit: 12:00

Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

Etapa II – 19 maj 2026
Orari i bllokimit: 12:00

Lezhë – Vorë – Golem – Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

Etapa III – 20 maj 2026
Orari i bllokimit: 12:00

Elbasan – Belsh – Kuçovë – Lushnjë – Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

Etapa IV – 21 maj 2026
Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë – Tuneli i Llogarasë – Himarë – Kuç – Lepincë – Kotë – finishi në Vlorë.

Etapa V – 22 maj 2026
Orari i bllokimit: 10:00

Vlorë – Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

/tvklan.al

Lini një koment