E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiKompanyn “lobon” për Neuer në Botëror, trajneri: Në Mynih luan portieri më i mirë gjerman!

Kompanyn “lobon” për Neuer në Botëror, trajneri: Në Mynih luan portieri më i mirë gjerman!

Manuel Neuer është rikthyer edhe një herë në një çështje në futbollin gjerman. Portieri i Bayern-it, i cili pritet që të rinovojë edhe për një vit me klubin e tij, është shumë pranë pjesëmarrjes së tij të pestë në finalet e Botërorit.

Sipas medieve gjermane 40-vjeçari është pjesë e listës paraprake e Junlian Nagelsmann edhe pse kishte dhënë dorëheqjen nga kombëtarja që në 2024-ën.

Në këtë argument delikat nuk ka preferuar që të futet trajneri i

FC Bayern, i cili në konferencën e sotme për shtyp ka komentuar me shumë stil situatën.

“Gjithmonë mendoj për kolegun tim Julian Nagelsmann”, tha Vincent Kompany të premten, duke buzëqeshur. “Ai është nën një presion të madh tani për të përgatitur skuadrën për Kupën e Botës. FC Bayern është skuadra kampione e Gjermanisë dhe ne kemi portierin më të mirë gjerman. Kjo thotë gjithçka”, tha Kompany.

Lini një koment