E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShqipëria i bashkohet Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Estoni

Shqipëria i bashkohet Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Estoni

Shqipëria është bërë që prej ditës së djeshme, 14 maj, pjesë e Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s (NATO CCDCOE) në Estoni, një nga strukturat më të rëndësishme të Aleancës në fushën e sigurisë kibernetike.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se kjo qendër shërben si një platformë bashkëpunimi mes vendeve anëtare të NATO-s për zhvillimin e strategjive, trajnimeve dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse ndaj kërcënimeve digjitale.

“Nga dje anëtarë të Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s (NATO CCDCOE), një nga strukturat më të rëndësishme të Aleancës për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen ndaj kërcënimeve digjitale.

Qendra përfaqëson një platformë bashkëpunimi dhe ekspertize mes vendeve aleate të NATO-s për zhvillimin e strategjive, trajnimeve dhe kapaciteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike”, shkruan kryeministri Rama.

Ky hap konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në rritjen e angazhimit të vendit në fushën e mbrojtjes kibernetike brenda Aleancës.

/tvklan.al

Lini një koment