OTP Bank hap filialin e ri Private Banking në Tiranë
Banka OTP Albania ka inauguruar mjediset e reja të dedikuara për segmentin e Bankingut Privat, një hap i rëndësishëm drejt një eksperience edhe më ekskluzive për klientët premium.
Të vendosura në zemër të Tiranës, këto mjedise moderne dhe elegante janë konceptuar sipas standardeve më të larta të Grupit OTP.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të OTP Bank Albania, Bledar Shella, ky investim garanton privatësi absolute, komoditet dhe akses të dedikuar për çdo klient.
Banking Privat në OTP Albania nuk është thjesht një hapësirë e re, por një gamë e tërë shërbimesh të personalizuara.
Këtu përfshihen këshillimi financiar i specializuar, produkte investimi, kurse preferenciale këmbimi dhe menaxhim portofoli.
Me zgjidhje bankare të ndërtuara mbi objektivat e klientit, OTP konfirmon angazhimin e saj për të sjellë standarde elitare në tregun shqiptar.
Klan News
/tvklan.al