E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAMP nis hetim për ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil, dyshohet se janë përfshirë efektivë

AMP nis hetim për ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil, dyshohet se janë përfshirë efektivë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur mbazditen e kësaj të premteje një hetim në lidhje me ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

Mësohet se hetimet kanë lidhje me përfshirjen e efektivëve të policisë në ndërtime pa leje, pas 2 rasteve të ditëve të fundit, ku kati i një hoteli u sekuestrua nga Prokuroria dhe në një plazh gjithashtu u arrestuan 8 punëtorë, të cilët po kryenin punime pa leje.

lajm në përditësim…

Lini një koment