E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPentathlon Modern në RTSH, Guzi dhe Kazali dominojnë gjysmëfinalet

Pentathlon Modern në RTSH, Guzi dhe Kazali dominojnë gjysmëfinalet

Blanka Guzi e Hungarisë dhe Luizon Kazali e Francës ishin fituesit e gjysmëfinales së vajzave në etapën e dytë të Kupës së Botës në Pentatlonin Modern. Gjithçka u zhvillua në Pazardzhik të Bullgarisë dhe erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Në garën e vajzave kanë qenë 104 konkurrente në kualifikuese prej të cilave vazhduan në gjysmëfinale 36 të tilla. Në fakt në gjysmëfinalen e parë gara ka qenë shumë e fortë, ndërsa vendi i parë dhe i dytë është ndarë mes Blanka Guzit të Hungarisë dhe Ozuksel të Turqisë, të cilat ishin në të njëjtën kuotë pikësh 1447. Në vendin e tretë hungarezja Bauer me 1445, kurse diferenca erdhi përsëri në vrapimin me lazer.

Sikurse ndodhi dhe në gjysmëfinalen e dytë pas së cilës në vendin e parë ishte francezja Kazali me 1436 pikë, e cila la nga pas dy zviceranet Jart. E shtuna do të jetë për gjysmëfinalet e djemve, në ora 09:00 dhe 13:00 dhe po në të njëjtën orë të dielën do të zhvillohen finalet për të mbyllur këtë etapë të dytë.

Etapa e tretë e Kupës së Botës do të jetë në Budapest më 9 deri më 13 qershor, kurse finalet e Kupës së Botës, po në Budapest më 26 dhe 28 qershor. Hungarezja Guzi dhe egjiptiani Muhamed janë fituesit e etapës së parë në Kajro të Egjiptit.

Lini një koment