E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Kina i ka bërë pritje madhështore Mehmet Shehut”, Bimo: Pritja e Trump, as sa 1/10 e pritjes së tij

“Kina i ka bërë pritje madhështore Mehmet Shehut”, Bimo: Pritja e Trump, as sa 1/10 e pritjes së tij

Ish-diplomati Roland Bimo ka kujtuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 pritjen që i është bërë ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu gjatë vizitës së tij në Kinë në vitin 1966, në Republikën Popullore të Kinës.

Bimo tha se ceremonia e pritjes së presidentit Trump, nuk ishte aq masive sa “ajo e pritjes që i është rezervuar kryeministrit të Shqipërisë komuniste në vitin 1966”.

“E para, përpara se t’i përgjigjem pyetjes, do më lejosh dy-tre kuriozitete, meqë kam qenë në tetë ose nëntë apo dhjetë vjet të jetës time. E njeh atë ceremoninë e jashtëzakonisht të pritjes me ato mijëra njerëz në rrugë… Kam përshtypjen që nuk është as ajo e pritjes që i është rezervuar kryeministrit të Shqipërisë komuniste në vitin 1966. Video është në YouTube. Kush është kurioz mund ta shikojë”, tha Bimo.

Diplomati vuri në dukje se kjo pritje historike pasqyronte ndikimin që Shqipëria kishte në atë periudhë në arenën ndërkombëtare, pavarësisht madhësisë së vogël të vendit.

Ai përmendi se Shqipëria ishte një nga mbështetëset kryesore të Kinës për anëtarësimin në OKB, ndërsa anijet kineze lundronin nën flamurin shqiptar.

Bimo u ndal edhe te një aspekt tjetër kulturor: filmi shqiptar “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1968), i cili u bë filmi më i shikuar në botë në fund të viteve ’60 dhe fillim të viteve ’70, me rreth 300 milionë shikues, shumica dërrmuese kinezë.

“Kurioziteti tjetër, me të cilin e mbyll, është që filmi ‘Ngadhnjim mbi vdekjen’, prodhim i vitit 1968, në kohën e viteve ’69-’70 ka qenë filmi më i parë në botë me 300 milionë shikues. Në atë kohë 99% ishin kinezë… Megjithatë, kur thuhet që për kohën ka qenë filmi më i parë në botë, nuk thotë njeri që e panë vetëm kinezët. Ajo e ka marrë aty, është shënuar”, theksoi ai.

Lini një koment