E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiConference League/ Vallecano mposht AEK-un në sfidën e parë çerekfinale  

Conference League/ Vallecano mposht AEK-un në sfidën e parë çerekfinale  

Rayo Vallecano ka fituar me rezultatin 3-0 sfidën e parë çerekfinale kundër AEK-ut të Athinës.

Spanjollët kanë dominuar takimin, të cilin e zhbllokuan që në minutën e dytë me Akhomach. Lopez dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa Isi Palazon shënon golin e tretë që vulosi fatin e ndeshjes.

Lojtarët e kombëtares shqiptare Pilo dhe Strakosha kanë luajtur si titullarë gjatë gjithë takimit për grekët, ndërsa Balliu ka qëndruar në stol te skuadra spanjolle.

The post Conference League/ Vallecano mposht AEK-un në sfidën e parë çerekfinale   appeared first on RTSH.

Lini një koment