Prapaskena/ Real-i ka informuar Mourinho-n për çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, portugezi i habitur nga sjellja e Kylian Mbappé
Zyrtarizimi i José Mourinho-s në krye të stolit madrilen është çështje ditësh pasi palët thuhet se kanë arritur një akord për një kontratë 1-vjeçare me klauzolë shtyrjeje.
Në lidhje me këtë akord mediet spanjolle kanë zbuluar edhe një tjetër detaj mjaft interesant. Trajneri portugez nuk mund të përdorë kaosin në dhomat e zhveshjes si alibi pasi ai është informuar mbi gjithçka që ka ndodhur në ditët e fundit.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, 63-vjeçari është habitur nga sjellja e Kylian Mbappé. Ylli francez është një element prej të cilit Perez nuk heq dorë për asnjë motiv dhe ky është një problem me të cilin Mourinho do të duhet që të bëjë llogaritë që në javët e para pas rikthimit në Valdebebas.