E shtunë, 16 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiShqipëria bëhet gati për “Euro 2027”, “Air Albania” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të tapetit dhe bazamentit

Shqipëria bëhet gati për “Euro 2027”, “Air Albania” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të tapetit dhe bazamentit

Shqipëria do të jetë mikpritëse e finaleve të Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027, një prej eventeve më prestigjioze të futbollit europian pas Kampionatit Europian për ekipet A.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtij kompeticioni madhor, stadiumi “Air Albania” do t’i nënshtrohet një projekti të rëndësishëm infrastrukturor, që përfshin ndërhyrje në bazamentin e fushës dhe zëvendësimin e tapetit aktual, me synimin për të përmbushur standardet më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe finaleve të UEFA U-21 EURO 2027.

Ndërkohë, për fazën e dytë të projektit, që lidhet me furnizimin dhe instalimin e tapetit me bar hibrid, Komiteti Ekzekutiv miratoi kompaninë “Hatko Sports International L.L.C – FZ”, një emër me eksperiencë ndërkombëtare në realizimin e fushave sportive sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Lini një koment