E shtunë, 16 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveÇmendet gara në Ligën e Parë, gjithçka vendoset në 90 minutat e fundit!

Çmendet gara në Ligën e Parë, gjithçka vendoset në 90 minutat e fundit!





May 2026
M T W T F S S
  1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

May 16, 2026

Çmendet gara në Ligën e Parë, gjithçka vendoset në 90 minutat e fundit!


Java e 33-të e Ligës së Parë të Kosovës ka sjellë dramë të vërtetë dhe një fund kampionati që rrallëherë është parë në futbollin tonë. Kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundim të sezonit, gara për dy vendet e para që dërgojnë direkt në Superligë dhe vendit të tretë që siguron barazhin, ka arritur pikën e vlimit.

Nga vendi i parë e deri tek i katërti, diferenca është vetëm dy pikë, derisa në garë janë edhe vendi i pestë e i gjashtë, duke e bërë xhiron e fundit një “asfalt të nxehtë” ku asgjë nuk është e sigurt.

Lideri aktual i tabelës, Vushtrria, ka vuajtur jashtëzakonisht shumë para tifozëve të vet ndaj Ramiz Sadikut, por ka rrëmbyer tri pikë jetike me rezultat minimal 1:0. Heroi i vushtrriasve ishte Nicolas Cruz Lamboni Da Silva, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 85-të, duke mbajtur ekipin në vendin e parë me 72 pikë.

Hapin nuk e ka lëshuar as Feronikeli 74, që mposhti pa shumë telashe Trepçën me rezultat të pastër 3:0. Shpresim Zogu hapi serinë e golave në minutën e 19-të, ndërsa Kreshnik Bahtiri me dy gola (45′, 83′) vulosi fatin e këtij takimi, duke e mbajtur “Niklin” në kuotën e 71 pikëve në vendin e dytë.

Në anën tjetër, një festival golash u zhvillua në përballjen mes Rilindjes 1974 dhe Dinamos, ku këta të fundit triumfuan 3:4. Për Dinamon shënuan Frederick Kesse (40′), Effiong Ekemini Eyoh (45′), Armend Gashi (46′) dhe Blend Krasniqi (80′). Me këtë fitore, Dinamo renditet në vendin e tretë me 71 pikë, po aq sa Feronikeli 74, duke mbajtur gjallë ëndrrën për inkuadrim direkt.

Fitore në finisht të takimit realizoi edhe Vëllaznimi si mysafir i KEK-ut, 3:2. Bler Thaçi 15′ e Arbnor Shala 64′ shënuan për KEK-un, derisa Altin Vojvoda 22′ e 46′ dhe Rron Rogova 90′ realizuan për Vëllaznimin.

Leave a Reply Cancel reply

Lini një koment