E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shtohen rastet e gripit të syrit tek fëmijët në institucionet parashkollore në Elbasan

Shtohen rastet e gripit të syrit tek fëmijët në institucionet parashkollore në Elbasan

Rastet e gripit të syrit në Elbasan kanë shënuar rritje gjatë kësaj periudhe, kryesisht tek fëmijët e moshave parashkollore dhe ata që frekuentojnë kopshtet e çerdhet.

Mjekët okulistë thonë se simptomat më të shpeshta janë skuqja e syrit, lotimi i shtuar, ndjeshmëria ndaj dritës, kruarja dhe sekrecionet.

“Simptomat variojnë nga skuqja e syrit, lotimi i shtuar, fotofobia dhe sekrecionet. Në këtë periudhë kemi një shtim të rasteve tek moshat e reja, parashkollore dhe tek fëmijët që frekuentojnë kopshtet apo çerdhet”, tha Ardeida Xhamuca, okuliste.

Specialistët ngrenë shqetësimin për rastet e vetëmjekimit, të cilat sipas tyre shpesh sjellin përkeqësim të gjendjes dhe vonesa në marrjen e trajtimit të duhur.

“Vetëmjekimi është gjëja më e gabuar. Për çdo problematikë duhet të drejtohemi tek specialisti”, shtoi okulistja.

Sipas mjekëve, shumë pacientë paraqiten në gjendje të rënduar, ndërsa trajtimi do të ishte më i lehtë nëse do të kërkohej ndihmë që në shenjat e para.

Prindërit këshillohen të tregojnë kujdes të veçantë ndaj simptomave të para dhe të zbatojnë rregulla të forta higjiene personale dhe dezinfektimi në ambientet ku qëndrojnë fëmijët.

“Një lotim i shtuar, sekrecionet apo kruarja e vazhdueshme duhet të na çojnë tek specialisti. Pastrimi i ambienteve dhe përdorimi vetjak i peshqirit apo jastëkut janë masa të domosdoshme”, theksoi Ardeida Xhamuca.

Mjekët theksojnë se gripi i syrit mund të rikthehet edhe tek personat që e kanë kaluar më parë dhe se prek të gjitha grupmoshat, ndaj simptomat nuk duhet të neglizhohen.

Lini një koment