E FUNDIT: Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Chelsea-t. Zbulohen detajet e para
Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Chelsea-t, sipas AS, Fabrizio Romano dhe thuajse të gjithë medieve prestigjoze britanike. Alonso ka pranuar ofertën e klubit londinez për t’u bërë trajneri i tyre i ri. Marrëveshja është përfunduar dhe zyrtarizimi do të vijë shumë shpejt. Kontrata do të jetë për 4 vjet.
Alonso do të rikthehet shumë shpejt në punë, pas largimit në muajin janar nga stoli i Real Madridit, ku qëndroi jo më shumë se gjashtë muaj. Pas suksesit te Leverkusen dhe dështimit te Real madrix, Xabi Alonso është gati për aventurën e re, në një tjetër ligë këtë herë.
Pavarësisht se Chelsea nuk do të luajë në kompeticionet europiane në sezonin e ri, kjo gjë nuk e ka penguar aspak trajnerin bask që të pranojë drejtimin e “Bluve”. Kandidatë të tjerë në lojë për stolin e Chelsea-s ishin edhe Andoni Iraola dhe Oliver Glasner, por përgjijgja e shpejtë dhe pozitive e Alonso-s, ka vulosur përfundimisht këtë çështje.