E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKronikaAksident tragjik pranë Big Rapids: humb jetën një 19-vjeçar, plagosen tre pasagjerë

Aksident tragjik pranë Big Rapids: humb jetën një 19-vjeçar, plagosen tre pasagjerë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 10 prill, pranë qytetit Big Rapids, duke i marrë jetën një të riu 19-vjeçar dhe duke lënë të plagosur tre persona të tjerë.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:45 të mëngjesit në adresën 1127 Fuller Avenue, pranë kompleksit të banimit Apple Ridge Apartments. Emri i viktimës nuk është bërë ende publik.

I riu, banor i Morley, po drejtonte automjetin kur arriti në fund të rrugës Fuller Avenue, e cila në atë pikë shndërrohet në rrugë të paasfaltuar. Automjeti goditi një shkëmb të madh, u rrotullua disa herë dhe më pas u përplas me një pemë. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi u nxor jashtë mjetit dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Tre pasagjerët që ndodheshin në automjet, të moshave 19, 18 dhe 14 vjeç, u transportuan për trajtim në Corewell Health Big Rapids Hospital. Sipas raportimeve, ata kanë pësuar lëndime që nuk rrezikojnë jetën.

Autoritetet dyshojnë se alkooli mund të ketë qenë një faktor që ka ndikuar në aksident.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e Big Rapids Department of Public Safety, Ferris State University Police Department dhe Mecosta County EMS, të cilat asistuan në operacionet e shpëtimit dhe hetimit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

Burimi: MLive.com

Lini një koment