E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksion “blic” në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit, kontrolle të befasishme në qeli

Aksion “blic” në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit, kontrolle të befasishme në qeli

Kontrolle të befasishme janë zhvilluar mëngjesin e kësaj të diele në burgun e Lushnjës dhe atë Elbasanit, me urdhër dhe nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta.

Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të institucionit, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë.

Kontrollet janë përqendruar në qeli, ambiente të përbashkëta dhe sektorë sigurie, me fokus parandalimin e sendeve të ndaluara dhe rritjen e kontrollit operacional në burgje.

Sipas njoftimit, në IEVP Lushnjë janë sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa materialet që përbëjnë vepër penale do t’i referohen SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme.

Lini një koment