Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaLufta në LM rrit ndjeshëm inflacionin ne SHBA

Lufta në LM rrit ndjeshëm inflacionin ne SHBA

Inflacioni u përshpejtua ndjeshëm muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, duke u rritur në 3.3% nga viti në vit, duke reflektuar rritjen e çmimeve të benzinës pas luftës në Lindjen e Mesme, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.

Në krahasim, Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit u rrit me 2,4% nga viti në vit në shkurt.

Midis shkurtit dhe marsit, çmimet e benzinës u rritën me 21,2%.

”Një rritje kaq e lartë në përqindje e çmimeve mujore nuk ishte parë që nga krijimi i një indeksi të çmimeve të benzinës në vitin 1967”, vëren Byroja e Statistikave të SHBA-së (BLS).

Megjithatë, edhe duke përjashtuar çmimet e paqëndrueshme të energjisë dhe ushqimit, inflacioni u përshpejtua (+2,6% krahasuar me +2,5% një muaj më parë).

Tregjet prisnin shifra të tilla, sipas konsensusit të publikuar nga ”MarketWatch”.

Pavarësisht se është prodhuesja kryesore e naftës në botë, SHBA nuk ka qenë imune ndaj rritjes së çmimeve.

Çmimet U rritën shpejt.

Një gallon (3,78 litra) benzinë ​​e rregullt aktualisht kushton mesatarisht 4,15 dollarë në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me rreth 3,0 dollarë pak para luftës.

Administrata amerikane, e zgjedhur pjesërisht me premtimin e rritjes së fuqisë blerëse, siguron se oshilacionet ekonomike do të jenë të përkohshme./  a.jor.

Lini një koment