E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaDje zyrtarizoi largimin nga Barcelona, sot mësohet klubi i ri i Robert Lewandowski-t

Dje zyrtarizoi largimin nga Barcelona, sot mësohet klubi i ri i Robert Lewandowski-t

Ditën e djeshme, Robert Lewandowski zyrtarizoi largimin nga Barcelona, pas 4 sezonesh. Për polakun ka pasur gjithë këto kohë një interesim të madh nga klube me emër si Milan dhe Juventus, pa harruar ato nga MLS dhe Arabia Saudite.

Sportowy Kanal konfirmon se klubi i ri i sulmuesit polak do të jetë pikërisht Al-Hilal. Oferta e klubit saudit ka joshur më shumë se gjithë të tjerat 37-vjeçarin.

Sipas medies në fjalë, Lewandowski do të nënshkruajë një kontratë 2+1 me Al-Hilal dhe pritet të përfitojë 40 milionë euro pagë vjetore, e cila shkon në total 90 milionë euro bashkë me bonuset, pwr dy vitet e para të kontratës. Zyrtarizimi i marrëveshjes do të ndodhë brenda fundit të këtij muaji.

Lini një koment