E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSarandë, pas arrestimit të shefit të komisariatit, IKMT nis prishjet në plazhin e Kanalit të Çukës

Sarandë, pas arrestimit të shefit të komisariatit, IKMT nis prishjet në plazhin e Kanalit të Çukës

Fadromat e IKMT-së zbarkuan të hënën në plazhin që u bë shkak për arrestimin e shefit të Komisariatit Sarandë Gëzim Bashllari.

Ky i fundit u arrestua pasi AMP dhe Policia e Shtetit ngritën dyshime për përfshirjen e tij dhe tre funksionarëve të tjerë në përfitime të paligjshme.

Stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës prej vitit 2022 rezulton në emër të shtetases Arjola Dhrami Bajo, e shpallur tashmë në kërkim nga policia.

Avokati i saj Rigels Dervishi e quan të paligjshëm ndërhyrjen e IKMT dhe për këtë thotë se do të depozitojë një kallëzim në Prokurorinë e Sarandës.

Lini një koment